75 Mall Live Search
23:20 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / Gj. Sh

Manchester City e “shkel” Aston Villën, mbetët në hap për titull me Liverpulin e Arsenalin

Pas barazimit me Arsenalin, Manchester City i është tikthyer fitoreve në Premierligë.

Qytetarët në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, shënuan fitore ndaj Aston Villës, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Rodri hapi serinë e golave në minutën e 11-të.

Nëntë minuta më vonë, Jhon Duran barazoi shifrat në 1-1.

Phil Foden riktheu epërsin e Cityt në minutën 45+1.

23 vjeçari anglez, shënoi golin e dytë personal në minutën e 62-të, derisa kompletoi hat-trickun shtatë minuta më vonë.

Me këtë fitore Manchester City shkon në kuotën e 67-pikëve aq sa ka edhe Liverpuli dhe renditet në vendin e tretë, një pikë më pak se Arsenali që është lider i tabelës.

Në anen tjetër, Aston Villa renditet në vendin e katërt, me 59 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/