75 Mall Live Search
23:08 / E Mërkurë, 23 Tetor 2024 / Gj. Sh

Manchester City e ”shkel” Sparta Pragën e Rrahmanit, Krasniqit e Laçit

Manchester City ka shënuar fitore bindëse ndaj Sparta Pragës në Champions League.

Kampioni në fuqi para tifozëve vendas në ”Ettihad Stadium”, fitoi me rezultat 5-0, shkruan IndeksOnline.

Phil Foden e hapi serin e golave në minutën e 3-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.

Erling Haaland dyfishoi rezultatin në minutën e 58-të, ndërsa John Stones vulosi fitoren pas gjashtë minutave.

Haaland shënoi golin e dytë personal në minutën e 68-të, për rezultatin 4-0.

Golin e fundit për skuadrën angleze e shënoi Matheus Nunes nga penalltia, në minutën e 88-të.

Pas tre ndeshjeve, Manchester City ka 7 pikë dhe renditet e treta në tabelë, ndërsa Sparta Praga ka 4 pikë./IndeksOnline/