75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 12 Dhjetor 2024 / L K

Manchester City është i demoluar, asnjë klub në muajin e fundit s’ka pranuar më shumë gola se ta

Pep Guardiola tha se ishte i kënaqur me lojën në Torino dhe se ishte krenar për lojtarët e tij pas humbjes 0-2 nga Juventusi në Champions League.

Por shifrat e thonë të kundërten.

Manchester City është skuadra që ka pranuar më së shumti gola në muajin e fundit nga të gjitha skuadrat e ligave evropiane që ndodhen në top 5-she.

Që nga fillimi i nëntorit, Manchester City ka pranuar 21 gola. Brenda 7 javëve të fundit, City ka pësuar plot shtatë disfata./Indeksonline/