75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / G T

Manchester City fiton dhe merr kreun në Premier League

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore minimale 1:0 në javën e nëntë në Premier League, duke mposhtur Southamptonin në “Etihad”.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi norvegjez, Erling Haaland në minutën e 5’të, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Manchester City merr kreun e tabelës me 23 pikë, kurse Southampton mbetët me një pikë në pozitën e parafundit në tabelë.

Kujtojmë që nesër zhvillohet derbi mes Arsenalit dhe Liverpoolit, nëse kjo e fundit fiton, atëherë rikthehet në pozitën e parë./Indeksonline/