Manchester City fiton me përmbysje dhe 10 lojtarë
Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim kundër Schalkes.
Kampionët e Premierligës fituan me rezultat 2-3 derisa ishin në disavantazh në pjesën e parë.
City kaluan të parët në epërsi me golin e Sergio Aguero në minutën e 18-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Gjyqtari më pas akordoi dy penallti brenda shtatë minutash (38′ dhe 45′) për Schalken ku në gola i shëndrroi Nabil Bentaleb.
Punët keq për Manchester Cityn u bënë në minutën e 68-të kur Otamendi u ndëshkua me të kuq, por inkuadrimi i Sane ndryshoi lojën.
Gjermani barazoi rezultatin në minutën e 85-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Leroy Sane ridiculous freekick goal against Schalke ??? #SCHMCI
— Pye Waw (@pyewaw) February 20, 2019
pic.twitter.com/rakLPcuukA
Golin e fitores e shënoi Sterling në minutën e fundit të ndeshjes.
Superb from #MCFC could have settled for away goal but continued to press, got their moment from Sane and Sterling was clinical! Defender needs to get in the weights though! Fantastic result ?? #ChampionsLeague
— DD (@JcwannabeGooner) February 20, 2019
Ndeshja e kthimit luhet me 12 mars në “Ettihad Stadium”. /IndeksOnline/