Manchester City fiton me përmbysje ndaj Evertonit

Pasi fitoi Kupën e Botës për klube, Manchester City u rikthey të luaj në Premierligën angleze.
Kampioni në fuqi arriti të përmbys Evertonin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 19-të, shkruan IndeksOnline.
Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Goodison Park” ishte 1-3 për skuadrën e Guardiolës.
Evertoni shkoi në pushim me epërsi, pasi Jack Harrison shënoi në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë, Manchester City shënoi tri gola për të marr tre pikë të plota nga kjo transfertë.
Phil Foden barazoi shifrat në minutën e 53-të ndërsa njëmbëdhjetë minuta më vonë, Julian Alvarez i dha epërsinë Manchester Cityt, pasi u tregua i sakt nga penalltia.
Golin e sigurisë e shënoi Bernardo Silva në minutën e 86-të.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 37-pikëve dhe renditet në vendin e katërt me pesë pikë më pak se Liverpuli që është lider i tabelës.
Në anën tjetër, Everton renditet në vendin e 17-të me 16 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/