75 Mall Live Search
22:38 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / Gj Sh

Manchester City fiton me përmbysje ndaj Swansea dhe kalon në çerekfinale të EFL Cup

Manchester City ka siguaruar kualifikimin në çerekfinalen e EFL Cup.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, shënoi fitore me përmbysje ndaj Swanseas, me rezultat 1-3, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e 12-të, kur vendasit kaluan në epërsi, me golin e Goncalo Franco.

Jeremy Doku barazoi shifrat në minutën e 39-të, derisa me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Omar Marmoush përmbysi rezultatin dhe e kaloi Cityn në epërsi, në minutën e 69-të, derisa Rayan Cherki vulosi fitoren në 90+3./IndeksOnline/