Manchester City fiton me zor, për ta bërë të çmendur garën për titull në Premierligë

Manchester City merr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Brentford, në ndeshjen e prapambetur nga java e 18-të e Premier League.
“Citizens” siguruan 3 pikët në fitoren 3-0 ndaj “The Bees”, në një sfidë që dhuroi spektakël në “Etihad Stadium”.
Vendasit diktuan ritmin gjatë gjithë takimit, me rastet që në pjesën e parë ishin të shumta, megjithatë fraksioni hapës u mbyll me porta të paprekura.
U desh minuta e 71’ me Haaland që pas asitit të Alvarez, kaloi lehtësisht mbrojtjen e miqve dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me një super goditje.
Pas kësaj fitoreje, Manchester City renditet në vend të dytë me 56 pikë, një më pak se Liverpool që mban kreun e Premier League.