Manchester City fiton ndeshjen jetike ndaj Bournemouthit, një hap larg zonës “Champions”

Manchester City ka arritur të mposhtë Bournemouthin në Premierligë.
Ata fituan me rezultat 3-1, duke qenë një hap larg zonës “Champions”.
Golat për vendasit u realizuan nga Marmoush, Silva dhe Gonzalez, ndërsa për mysafirët realizoi Jebbison.
Vlen të theksojmë se kjo ndeshje ishte e fundit e Kevin De Bruynes në “Etihad”.
Me këtë fitore Manchester City ngjitet në pozitën e 3-të me 68 pikë, ndërsa Bournemouthi bie në pozitën e 11-të me 53 pikë./IndeksOnline/