75 Mall Live Search
12:00 / E Shtunë, 22 Prill 2023 / Gj. Sh

Manchester City gjen zëvendësuesin e Gundogan

Ilkay Gundogan do të luaj sezonin e fundit me Manchester Cityn, pasi do ti bashkohet Barcelonës.

Gundogan raportohet se ka pranuar të luaj për Barcën në dy sezonet e ardhshme, vendim që ka pasur shumë të bëjë edhe me familjen e tij, transmeton IndeksOnline.

Largimin e tij si duket e ka pranuar edhe Manchester City, i cili ka nisur të gjej zëvendësuesin e tij.

Siç raporton “N1” nga Sarajeva, menaxherët e Kovacic (mesfusor i Chelsea-t) kanë udhëtuar drejt Londrës për të negociuar transferimin e tij te City.

Sipas saj Chelsea është e gatshme ta lërë të lir Kovaçivin për një shumë prej 30 milionë euro./IndeksOnline/