75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

Manchester City guxon të ëndërroj finalen, fiton në Paris

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Ekipi nga Premierliga arriti fitore 2 me 1 si mysafir i Paris Saint-Germain, shkruan IndeksOnline

Goli i parë në ‘Parkun e Princave’ u shënua në minutën e 15’të dhe ishte Marquinhos ai që kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Në pjesën e dytë u shënuan dy gola, por ishte skuadra mysafire ajo që tregoi ‘dhëmbët’. Golin për barazim e shënoi Kevin De Bruyne, kurse golin për 1 me 2 e shënoi Mahrez.

Ekipi i Pochettinos në minutën e 77’të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Gueye u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të ashpër në Gundogan.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme, ditën e martë në stadiumin ‘Etihad’./IndeksOnline/