75 Mall Live Search
20:04 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Gj. Sh

Manchester City harron dështimet e sezonit, e nis me fitore Kupën e Botës për Klube

Manchester City e ka nisur me fitore Kupën e Botës për klube.

Skuadra angle në ndeshjen e parë të Grupit G, shënoi fitore ndaj skuadrës marokene, Wydad Casablanca, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Phil Foden me golin më të shpejtë deri më tani i dha epërsinë Cityt në minutën e 2-të.

Golin e fitores e shënoi Jeremy Doku, në minutën e 42-të.

Skuadra e Pep Guardiolas është lidere e grupit aktualisht, derisa të zhvillohet ndeshja mes Al Ain dhe Juventusit./IndeksOnline/