75 Mall Live Search
18:40 / E Shtunë, 10 Gusht 2024 / Gj. Sh

Manchester City i “hakmerret” Unitedit, fiton Superkupën e Anglisë

Manchester City i është hakmarr Manchester Unitedit, për finalen e humbur muaj më parë në FA Cup.

Skuadra e Pep Guardiolës e mposhti atë të Ten Hag në Superkupën e Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt përfundoi me barazim 1-1, derisa City fitoi pas ekzekutimit të penalltive.

Alejandro Gernacho i dha epërsinë Manchester Unitedit në minutën e 82-të, duke iu afruar trofeut.

Por gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Bernardo Silva barazoi rezultatin.

Në penallti, futbollistët e Manchester Cityt u treguan më të sakt, duke shënuar shtatë herë, kundrejt gjashtë të United.

Jadron Sancho e Jonny Evans ishin fytyrat tragjike duke gabuar nga pika e bardhë./IndeksOnline/