75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / Blerim

Manchester City i kthehet fitoreve në Premierligë, shumë pranë titullit

Skuadra e Manchester Cityt është rikthyer te fitorja në Premierligë pas humbjes nga Leeds xhiron e kaluar.

Ekipi i Pep Guardiolas fitoi 2 me 1 ndaj Aston Villas në xhiron e 33-të në Premierligë, shkruan IndeksOnline

Golin e parë në ndeshje e shënuan vendasit, me anë të sulmuesit McGinn.

Në minutën e 22’të skuadra e Cityt barazoi shifrat në 1 me 1 me anë të Fodenit.

Golin për rezultatin 1-2 e shënoi Rodri në minutën e 40’të.

Skuadra e Cityt mbeti me një lojtar më pak në fushë gjatë pjesës së parë, ku me të kuq direkt u ndëshkua John Stones.

Në pjesën e dytë nuk pati gola, por ekipi i nga ‘Villa Park’ mori një të kuq, duke barazuar numrat e lojtarëve në fushë. Me të kuq u ndëshkua Cash.

Me këtë fitore, Manchester City tani shkon në kuotën e 77 pikëve, 11 më shumë se pozita e dytë, Manchester United./IndeksOnline/