Manchester City i sigurt ndaj Leicesterit, merr kreun e tabelës

Manchester City ka shënuar edhe një fitore në Premier Ligën angleze.
Cityzens mposhti në udhëtim skuadrën e Leicesterit me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Kevin De Bruyne në minutën e 49-të.
Belgu shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Pas kësaj fitore, City ka marrë kreun e tabelës me 29 pikë, një më shumë se skuadra e Arsenalit.
Në anën tjetër skuadra e Leicesterit mbetet në vendin e 17-të me 11 pikë./IndeksOnline/