75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 28 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Manchester City i tregon forcën Leedsit, Haaland i pandalshëm

Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premier Ligën angleze.

Qytetarët mposhtën Leeds në ”Ettihad Stadium” me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.

Rodri kaloi Cityn në epërsi në minutën 45+1.

Në fillim të pjesës së dytë, Haaland dyfishoi epërsinë në minutën e 51-të, ndërsa në të 64-tin shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn.

Krejt çka arriti të bëj Leedsi, ishte ta ngushtoj rezultatin në 3-1 me golin e Pascal Struijk në minutën e 73-të.

me këtë fitore, Mancheter City ka marrë vendin e dytë në tabel me 35 pikë, pesë më pak se Arsenali.

Në anën tjetër, Leeds ndodhet në pozitën e 15-të me 15 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/