75 Mall Live Search
12:11 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Gj Sh

Manchester City ka tre emra për pasardhësin e Pep Guardiolës

Pep Guardiola nuk e ka të sigurtë qendrimin te Manchester City.

Tekniku spanjoll ka kontratë me cityzens deri në vitin 2027, por kohët e fundit janë shtuar zërat për një largim në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave angleze, Manchester City ka tre emra që i vlerëson si pasues të Pep Guardiolës.

Në listë ndodhet ish-trajneri i Real Madrdiit, Xabi Alonso, i cili u largua nga klubi mbretëror gjatë muajit janar.

Enzo Maresca është gjithashtu midis kandidatëve për të zëvendësuar trajnerin aktual, së bashku me Cesc Fabregas, i cili po tregon sukses të madh te skuadra e Comos./IndeksOnline/