75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Manchester City kalon lehtësisht në finale, Muric i pamposhtur

Manchester City është finalisti i parë i Kupës EFL pasi mposhti befasinë e këtij kompeticioni, Burton.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultat 0-1 në këtë ndeshje duke triumfuar me rezultat 10-0 pas dy ndeshjeve.

Fitorën në ndeshjen kthyese ia siguroi Aguero me një gol në minutën e 26-të të takimit, shkruan Indeksonline.

Nga minuta e parë luajti edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muric i cili mbetet më meritori për këtë sukses.

Manchester City në finale do të pre fituesin e gjysmëfinales tjetër që luhet nesër në mes të Chelseas dhe Tottenham. Spurs janë në epërsi 1-0 pas ndeshjes së parë. /IndeksOnline/