75 Mall Live Search
18:06 / E Diele, 02 Maj 2021 / A. A

Manchester City kampion i Anglisë, United mund të humb derbin 0-3?

Manchester United po provon të garantojë siguri për zhvillimin e ndeshjes me Liverpoolin.

Takimi ishte paraparë të zhvillohet sot nga ora 17:30 por është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Krejt kjo shkaku i protestës masive nga tifozët e Manchester United.

Mediumet në Angli raportojnë se ekziston mundësia që Manchester United të humb duelin me rezultat zyrtar 0-3.

Nëse kjo ndodhë, Manchester City do të shpallet automatikisht kampion.

/Indeksonline/