75 Mall Live Search
18:56 / E Diele, 22 Maj 2022 / C E

Manchester City KAMPION i Premierligës

Manchester City e ka fituar titullin kampion të Premierligës në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Aston Villës.

Skuadra e Guardiolës fitoi me rezultat 3-2 ndaj skuadr5ës së Gerrardit i cili ishte në rrugë të mirë për t’i bërë nderë skuadrës së zemrës.

Cash dhe Coutinho shënuan për Aston Villën në minutat 37-të dhe 49-të.

Për Manchester Cityn shënuan Gundogan dy herë dhe Rodri një tjetër.

Në ndeshjen tjetër, Liverpooli fitoi 3-1 ndaj Ëolves por që ishte e pamjaftueshme për të rrëmbyer vendin e parë.

Neto shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e tretë të ndeshjes.

Mane (24’), Salah (84’) dhe Robertson (89’) ishin realizatorët për skuadrën e Kloppit.

City e mbyll sezonin në vendin e parë me 93 pikë, një më shumë se Liverpooli që përfundon nënkampin.

Ky është titulli i tetë në histori të Manchester Cityt dhe është në vendin e pestë me tituj prapa United, Liverpoolit, Arsenalit dhe Evertonit. /IndeksOnline/