Manchester City konfirmon vdekjen e një tifozi të tyre pas ndeshjes ndaj Unitedit

Manchester City, ka ndarë disa lajme tragjike në lidhje me një ngjarje që ka ndodhur pas ndeshjes së mbrëmshme.
Një tifoz i Manchester Cityt, ka ndërruar jetë tragjikisht pas një urgjence mjekësore në derbin ndaj Manchester United .
🚨 BREAKING NEWS 🚨
— Mirror Football (@MirrorFootball) December 16, 2024
Manchester City have confirmed a fan has died after the Manchester derbyhttps://t.co/wV2IziKT0b pic.twitter.com/F7GnS7GZW7
Në një deklaratë nga City të hënën thuhej:
“Manchester City është në dijeni të lajmit tragjik që një nga mbështetësit tanë ndërroi jetë pas një incidenti mjekësor në ndeshjen e djeshme. Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tyre në këtë moment tepër të vështirë”, u shprehën drejtuesit e Cityt./IndeksOnline/