75 Mall Live Search
23:51 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / Gj. Sh

Manchester City kryen transferimin e tretë, i kushton 65 milionë euro

Pasi transferoi Mateo Kovacinin nga Chelsea dhe Josko Gvardiol nga Leipzigu, Manchester City po vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri.

Kampioni i Anglisë dhe i Evropës, ka siguruar shërbimet e sulmuesit belg, Jeremy Doku, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Sacha Tavolieri raporton se 21-vjeçari ka kryer gjatë ditës së sotme testet mjekësore dhe ka nënshkrur kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2028.

Skuadra franceze e Rennes do të marrë 65 milionë euro nga transferimi i Jeremy Dokut.

Ai sezonin e fundit shënoi 6 gola në Ligue 1./IndeksOnline/