Manchester City lëshon fitoren nga duart, Monaco merr një pikë në fund të ndeshjes

Manchester City nuk ka arritur më shumë së një barazim ndaj Monacos.
Në ndeshjen e dytë të fazës së Ligës në Champions, rezultati në ”Stade Louis II”, ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.
Erling Haaland kaloi Cityn në epërsi, në minutën e 15-të.
Gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta, pasi Jordan Teze me një supergol barazoi shifrat në 1-1.
Haaland edhe njëher i dha epërsinë qytetarëve, me golin e shënuar në minutën e 44-të.
Por kjo fitore i iki nga duart skuadrës së Pep Guardiolës, pasi në minutën e 90-të, Eric Dier u tregua i sakt nga penalltia, duke vulosur barazimin 2-2.
Pas dy ndeshjeve, Manchester City ka 4 pikë në tabelë, ndërsa Monaco 1 pikë./IndeksOnline/