75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / Gj. Sh

Manchester City lider i ri i Premier Ligës

Manchester City është rikthyer në krye të tabelës në Premierligën angleze.

Kampioni në fuqi, sot shënoi fitore në udhëtim te skuadra e Fulhamit, me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.

Josko Gvardiol hapi serin e golave në minutën e 13-të.

Phil Foden dyfishoi rezultatin në minutën e 59-të derisa 12 minuta më vonë Gvardiol me golin e dytë personal vulosi fitoren e cityzens.

Golin e fundit të ndeshjes e shënoi Julian ALvarez në 90+7, duke u treguar i sakt nga pika e bardhë.

Manchester City tashmë është lider i Premierligës me 85 pikë, dy më shumë se Arsenali që nesër luan ndaj Manchester United.

Në anën tjetër, Fulham renditet në pozitën e 13-të, me 44 pikë./IndeksOnline/