20:21 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Manchester City lider i vërtetë, s’ka kush që e ndalë…

Skuadra e Manchester Cityt ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 24-të në Premierligë.

Ekipi i Pep Guardiolas mposhtën lehtësisht skuadrën e Jose Mourinhos, Tottenham Hotpsur me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Në pjesën e parë ekipi i Cityt shënoi vetëm një gol me anë të mesfushorit spanjoll, Rordi (nga pika e penalltisë).

Pjesa e dytë ishte më interesante, ku skuadra e Spurs tentoi disa herë për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, me dy gola të Ilkay Gundogan, një në të 50’tën dhe një në të 66’të, skuadra e Cityt vulosi fatin e këtij takimi.

Manchester City me fitore vazhdon kryesimin në tabelën e Premierligës me 53 pikë (plus një ndeshje më pak), shtatë më shumë se vendi i dytë, Leicester City [46]./IndeksOnline/

https://twitter.com/Fastgoal2/status/1360648874076082194?s=20