18:00 / E Shtunë, 04 Nëntor 2023 / C E

Manchester City luan “tenis” me Bornemouthin

Manchester City ka shënuar fitore të thellë ndaj Bornemouthit.

Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur kundërshtarët me rezultat 6-1 në ndeshjen e javës së 11-të të Premierligës.

Golat për Cityn i shënuan Doku (30’), Silva (33’&84’), Akanji (37’), Foden (64’) dhe Ake (88’).

Golin e vetëm për Bornemouthin e shënoi Sinisterra në minutën e 74-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchester City kryeson tabelën me 27 pikë, një më shumë se Tottenham që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/