Manchester City merr tre pikë të rëndësishme në garën për Champions

Manchester City ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premierligë.
Në ndeshjen e javës së 34-të të Premierligës, skuadra e Pep Guardiolës shënoi fitore ndaj Wolvesit, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kevin De Bruyne, në minutën e 35-të.
Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 64 pikëve dhe renditet në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Wolves renditet në vendin e 13-të, me 41 pikë./IndeksOnline/