Manchester City mposht Chelsean edhe me rezerva

Manchester City është kualifikuar tutje në EFL Cup.
Skuadra e Pep Guardiolës ka mposhtur Chelsean me rezultat 2-0 edhe pse luajti pothuajse me formacionin rezervë, shkruan IndeksOnline.
Riyad Mahrez kaloi Cityn në epërsi me një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 53-të.
Pesë minuta më vonë Julian Alvarez shënoi për rezultatin 2-0, i cili ishte edhe rezultatin përfundimtar i ndeshjes./IndeksOnline/