75 Mall Live Search
22:38 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / Gj Sh

Manchester City mposht Huddersfieldin dhe kalon në 1/8 e finales së Carabao Cup

Manchester City ka kaluar në 1/8 e finales së Carabao Cup.

Djelmoshat e Pep Guardiolës nuk e kishin problem ndaj skuadrës së Huddersfield, të cilën e mposhtën në udhëtim, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Phil Foden i dha epërsinë qytetarëve në minutën e 18-të.

Fitoren e Manchester Cityt e vulosi goli i brazilianit, Savinho, në minutën e 74-të./IndeksOnline/