Manchester City mund Arsenalin dhe e “blindon” vendin e parë

Manchester City ka mposhtur Arsenalin me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 25-të të Premierligës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rahem Sterling në minutën e dytë.
Gjatë pjesës tjetër të lojës nuk pati gola pavarësisht disa rasteve.
Manchester City mbetet në krye me 59 pikë, 10 më shumë se Leicesteri dhe 13 më shumë se United. /IndeksOnline/
