75 Mall Live Search
15:31 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / Gj. Sh

Manchester City nuk e lë të qetë Liverpulin, fiton lehtësisht ndaj Crystal Palace

Mancheseter City ka shënuar një tjetër fitore në Premier Ligë.

Kampioni në fuqi mpsohti në udhëtim skuadrën e Crystal Palace, me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Philippe Mateta, në minutën e 3-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm dhjetë minuta, pasi Kevin De Bruyne barazoi shifrat. Me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.

Me të nisur pjesa e dytë, City kaloi në epërsi me golin e Rico Lewis, në minutën e 47-të.

Në vazhdim, qytetarët shënuan edhe dy gola të shpejtë, me Erling Haaland 66′ dhe De Bruyne 70′.

Crystal Palace e ngushtoi rezultatin në minutën e 86-të, me golin e shënuar nga Odsonne Edouard, gol ky që vulosi rezultatin përfundimtar 2-4.

Me këtë fitore, Manchester City ngritet në vendin e dytë në tabelë dhe barazohet me pikë me Liverpulin, nga 70-të, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Crystal Palace është në vendin e 14-të, me 30 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/