Manchester City pa probleme ndaj Brentfordit, kalon në gjysëmfinale të Carabao Cup
Manchester City ka kaluar pa probleme në gjysëmfinale të Carabao Cup.
Qytetarët sonte shënuan fitore ndaj Brentfordit në çerekfinale, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Rayan Cherki shënoi golin e parë në minutën e 32-të, derisa Savinho vulosi fitoren, me golin e shënuar në minutën e 67-të.
Manchester City i bashkohet Chelseas në gjysëmfinale, derisa dy skuadrat tjera gjysëmfinaleste mësohen pas përfundimit të ndeshjeve Newcastle United -Fulham, e cila është duke u zhvilluar, dhe Arsenal – Crystal Palace, e cila zhvillohet me 23 dhjetor.
Javën e ardhshme mësohen edhe çiftet gjysëmfinale./IndeksOnline/

