Manchester City pa probleme ndaj Napolit, e nis me fitore sezonin në Champions

Manchester City nuk ka lënë hapsirë për befasi, duke e nisur me fitore sezonin e ri të Champions League.
Skuadra e Pep Guardiolës, shënoi fitore ndaj Napolit në ”Ettihad Stadium”, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
City ishte dominuese nga fillimi i ndeshjes, derisa gjërat për Napolin u vështirësuan në minutën e 21-të, pasi Giovanni Di Lorenzo u ndeshkua me karton të kuq.
Erling Haaland shënoi golin e epërsisë në minutën e 56-të, derisa Jeremy Doku vulosi fitoren e Manchester Cityt, në minutën e 65-të./IndeksOnline/