75 Mall Live Search
07:53 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

Manchester City pëson sërish në miqësore, tani e mposht Barcelona

Skuadra e Manchester Cityt ka pësuar një tjetër humbje në miqësoret para-sezonale.

Mbrëmë në stadiumin “Camping World” kampioni i Premier League u mposht nga Barcelona pas penalltive, shkruan Indeksonline

Rezultati i rregullt pas 90 minutave ishte 2 me 2, me golat e shënuar nga lojtarët: O’Reilly dhe Jack Grealisht për Cityn, Victor dhe Torre për Barçën.

Në penallti, skuadra katalunase u tregua më e saktë, ku lojtarët si: Lewa, Darvich, Balde dhe Fernandez shënuan nga 11-metërshat.

Në anën tjetër, te ekipi i Pep Guardiolas shënoi vetëm Ahmed Fatah, kurse gabuan, dyshja: Phillips dhe Wright./Indeksonline/