16:22 / E Diele, 20 Qershor 2021 / C E

Manchester City po përgatitet të bëjë blerjen më të shtrenjtë në histori

Manchester City është gati të ofroj 100 milionë funta (116 milionë euro) për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

Sipas “Daily Star” finalistët e Ligës së Kampionëve do të paraqesin ofertën në përfundim të kampionatit europian, shkruan Indeksonline.

Sidoqoftë, vlerësimi i Tottenham është 150 milionë funta, një ndryshim që nuk lehtëson negociatat, pavarësisht gatishmërisë së Kane për të lënë Spurs.

Pep Guardiola do të kishte zgjedhur anglezin për të zëvendësuar Kun Agueron pavarësisht paraqitjeve të tij me Anglinë, ku në dy ndeshje deri më tani ai bëri vetëm tre goditje pa gola ose asistime, me shtypin anglez që e kritikoi atë fuqimisht. /IndeksOnline/