12:04 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / C E

Manchester City presion të madh, kërkon njërin nga dy sulmuesit e frikshëm

Manchester City po kërkon një sulmues të kalibrit të lartë për të përmbushur zbrazëtinë që e ka lënë pas largimit Sergio Aguero.

Kampionët e Premierligës janë duke kërkuar që të gjejnë njeriun adekuat për të zëvendësuar sulmuesin më të mirë të historisë së klubit.

City kërkon shërbimet e Harry Kane ose Erling Haaland, shkruan Indeksonline.

Drejtuesit e klubit anglez janë duke bërë presion te Tottenham dhe Dortmundi.

Të dy lojtarët kanë deklaruar se do të qëndrojnë në klubet aktuale por ndonjë ofertë alla “Sheik Mansur” mund të ndryshoj mendimet. /IndeksOnline/