19:33 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / Gj. Sh

Manchester City prezanton shkollën e re të futbollit në Shqipëri

Skuadra e Manchester Cityt dhe Ministria Shqiptare e Arsimit dhe Sportit kanë njoftuar sot nisjen e një shkolle futbolli në Durrës, e cila do të hapet në vjeshtën e vitit 2024.

Siç raporton faqja e klubit të madh anglez, objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester Cityt për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror, shkruan Indeksonline

Përveç shkollës së futbollit, Ministria e Arsimit në Shqipëri lançon gjithashtu edhe një Akademi Elite në vjeshtën e këtij viti, për të ofruar një shteg për futbollistët vendas.

“Nisja e shkollës së futbollit të Manchester Cityt në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare. Për me tepër kjo shkollë është një burim i ri i energjisë pozitive në vendin tonë. Ne duam që ta falënderojmë Manchester Cityn”, ka thënë Edi Rama