75 Mall Live Search
16:29 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / Gj Sh

Manchester City reagon pasi kandidati për president të Realit tha se ka marrëveshje me Haaland

Manchester City ka reaguar ndaj deklarataeve të kandidatit për president të Real Madrdiit, Enrique Riquelme.

Biznesmeni spanjoll tha se ka marrëveshje me sulmuesin Erling Haaland, dhe norvegjezi do të transferohet në Bernabeu, vetë nëse ai zgjidhet president i klubit, shkruan IndeksOnline.

Manchester City ka paralajmëruar edhe veprime ligjore ndaj deklaraave të Riquelme.

“Historitë që kanë dalë nga Spanja në lidhje me të ardhmen e Erling Haaland janë të pa vërteta. Nuk ka shans që kjo të ndodhë, nuk ka asnjë klauzolë kontraktuale për ta mundësuar atë.

Po shqyrtojmë veprim ligjor për përdorimin e imazhit të lojtarit tonë në këtë kontekst”,, thuhet në njoftimin e Manchester Cityt./IndeksOnline/