75 Mall Live Search
19:29 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / Gj Sh

Manchester City refuzon ofertën e Tottenhamit për Savinho, dështon edhe transferimi i Rodrigos

Gazetari, Fabrizio Romano raporton se Manchester City nuk ka pranuar shitjen e Savinhos.

Sipas tij, cityzens ka refuzuar edhe ofertën prej 70 milionë euro nga skuadra e Tottenhamit, për futbollistin brazilian, shkruan IndeksOnline.

Klubi dhe Guardiola e cilësojnë Savinhon si lojtar kyq për sezonin e ri dhe për të ardhmen.

Me këtë refuzim, dështon edhe transferimi i Rodrygos te Manchester City./IndeksOnline/