75 Mall Live Search
16:46 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Manchester City rrezikon rekordin e Premierligës (Foto)

Manchester City ka barazuar pa gola kundër Huddersfield në ndeshjen e xhiros së 36-të të Premierligës.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, City ka grumbulluar 94 pikë.

Skuadra e Guardiolës mund të fitoj të dy ndeshjet për ta arritur shifrën e 100 pikëve që është rekord në historinë e Premierligës.

Manchester City në dy ndeshjet e fundit do të luaj me Brightonin në shtëpi dhe do të jetë mysafir i Southampton.

Chelsea e sezonit 2004/05 është skuadra që mban rekordin. Ata në një sezon kanë arritur të grumbullojnë 95 pikë. /IndeksOnline/