75 Mall Live Search
21:29 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Burim

Manchester City sapo zyrtarizoi transferimin me të ri

Manchester City vazhdon të jetë shumë aktiv në tregun e transferimeve.

22-vjeçari James Trafford, kthehet në ‘Etihad’ nga Burnley, i cili do të marrë 27 milionë euro për të.

Kontrata e Trafford me Cityn është për një periudhë pesëvjeçare dhe atij iu dha numri 1 i ekipit.

Trafford u bë pjesë e akademisë së “qytetarëve” në vitin 2015, duke përparuar nëpër grupmoshat e ndryshme dhe u huazua dy herë përpara se të blihej nga Burnley në vitin 2023.

Sezonin e kaluar, ai ndihmoi Burnleyn të fitonte ngjitjen në Premier League pasi mbajti portën të paprekur në 29 ndeshje të Championship.

Me ekipin kombëtar të Anglisë, ai ka një titull evropian nën-21 nga viti 2023 dhe tani është në pritje të debutimit të tij me ekipin e parë.