75 Mall Live Search
21:11 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Manchester City, shpresa e vetme e Premierligës

Fillimi i Ligës së Kampionëve nuk ka qenë aspak i mirë për skuadrat e Premierligës.

Dy nga tri skuadrat angleze që kanë luajtur deri më tani kanë humbur, derisa një ka barazuar, shkruan Indeksonline.

Chelsea u mposht në shtëpi nga Valencia me rezultat minimal 0-1. derisa Liverpooli u mposht në Itali nga Napoli.

Sot fitore nuk arriti të nxjerr as Tottenham që barazoi në Greqi me rezultat 2-2 kundër Olympiacos.

E vetmja shpresë e anglezëve është Manchester City e cila është mysafir i Shakhtar Donetsk. /IndeksOnline/