Manchester City tërhiqet nga gara për Wirtz

Manchester City thuhet se është tërhequr nga gara për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.
Kjo vjen pasi që City e vlerëson si tejet të shtrenjtë transferimit e yllit gjerman, e cila e arrin shifrën e 300 milionë eurove.
City do të mbetet në kërkim të një mesfushori të ri krijues, me Morgan Gibbs-White të Nottingham Forest që po ngjall interesin e trajnerit Pep Guardiola, i cili, pavarësisht se shpenzoi 180 milionë funte në merkaton e janarit, shpreson t’i shpenzojë përsëri paratë.
Spanjolli do të ndiejë nevojën për të rigjallëruar skuadrën e tij, e cila u mposht brutalisht në finalen e Kupës FA në fundjavë, ndërsa përgatitet për Kupën e Botës për Klube në muajt e ardhshëm, gjë që duhet ta shohë atë të bëjë rotacion në skuadër pas një sezoni të dobët./IndeksOnline/