18:12 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

City vazhdon serinë pa asnjë humbje në Premier Ligë

Manchester City ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi në Premier Ligë, duke mposhtur Bournemouthin me rezultat 3-1.

Golat për “citizens” i shënuan Bernardo Silva, Sterling dhe Gundogan.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi ëilson, gol ky që ishte i barazimit në fund të pjesës së parë.

Manchester City është lider i Premierligës dhe tani grumbullon 38 pikë, pesë më shumë se Liverpooli që renditet i dyti, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/