75 Mall Live Search
15:58 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Manchester City vendos se cilit futbollist do ia jep numrin 9 në fanelë

Manchester City do të ketë një 9-sh të ri edicionin e ardhshëm. Skuadra e Pep Guardiolës i ka dhënë numrin klasik të sulmuesit brazilianit, Gabriel Jesus.

Ylli brazilian kishte zgjedhur fanelën 33 që nga viti 2017 me të cilën ka shënuar 45 gola në 100 paraqitje. Fanela numër 9 ishte e lirë që nga kohë kur e kishte lënë Nolito.

“Do të jetë një nder për të veshur 9-shin e Cityt dhe do ta bëj këtë me krenari të madhe. Unë shpresoj që të shënoj shumë gola duke veshur këtë triko dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë më shumë trofe në edicionet e ardhshme” ka thënë Jesus./Indeksonline/

LONDON, ENGLAND – MAY 18: the FA Cup Final match between Manchester City and Watford at Wembley Stadium on May 18, 2019 in London, England