75 Mall Live Search
13:27 / E Enjte, 06 Janar 2022 / B O

Manchester Cityn e kaplon Covidi, Guardiola pozitiv, 21 të tjerë të izoluar!

Manchester City ka 21 anëtarë të ekipit të parë të izoluar për shkak të Covid 19. Kjo pasi që trajneri Pep Guardiola ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti ka patur kontakt të vazhdueshëm me lojtarët dhe pjesën tjetër të skuadrës.

Sidoqoftë, ndeshja e raundit të tretë të FA Cup të premtën ndaj Swindon Town do të luhet pasi që vetëm shtatë futbollistë janë të prekut me Covid, ndërsa 14 të tjerë janë anëtarë të stafit.

Ende nuk është bërë e ditur nga City se cilët futbollistë kanë rezultuar pozitiv bashkë me Guardiolën./Indeksonline/