Manchester Unitedi po hulumton për zëvendësuesin e Paul Pogbas, ka në ‘shënjestër’ tre lojtarë

Paul Pogba shumë lehtë mund të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni, me agjentin e tij Mino Raiola – i cili e ka përmendur moti kohë një largim të mundshëm të francezit.
Në rast se mesfushori francez largohet nga ‘Old Trafford’, klubi i ‘Djajve të Kuq’ ka tre emra që mund ta zëvendësojnë lojtarin, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raportojnë mediat në Angli, trajneri Ole’ është duke shqyrtuar mundësinë për ta sjellë një nga tre lojtarët: Declan Rice (West Ham), Wilfred Ndidi (Leicester City) dhe Saul Niguez (Atletico Madrid).

Kujtojmë që Pogba ka bërë 23 paraqitje këtë sezon në Premierligë: Ai ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 4 asistime.
Kontrata e tij me ‘Djajtë’ përfundon më 30 qershor 2022./IndeksOnline/