Manchester United bën ofertë zyrtare për lojtarin e Barcelonës

Manchester United ka kërkuar zyrtarisht huazimin e Marcos Alonso për këtë sezon.
Kur u duk se gjithçka ishte kthyer në normalitet me lojtarin pasi ai ishte regjistruar dhe startuar si titullar të dielën ndaj Villarreal, klubi anglez ka dalë me këtë ofertë për lojtarin.
United i ofron lojtarit një kontratë dyvjeçare. Largimi i Marcos Alonso do të përbënte problem për Barcelonën pasi do të mbetej vetëm me Balde në pozicionin e krahut të majtë.
Jordi Alba u largua nga klubi në fund të sezonit të kaluar për të luajtur në MLS së bashku me Leo Messin./Indeksonline/