Manchester United bën ofertën zyrtare për Seskon

Benjamin Sesko është një ndër yjet më të përfolur të këtij afati kalimtar.
Slloveni, duket i destinuar që të arrijë suksese të mëdha në karrierë, ku po lidhet me një lëvizje drejt Premierligës, me Newcastle dhe Manchester United dy skuadrat më të interesuara për të.
Pas ofertës 90 milionë euro të Newcastles për sllovenin, “Djajtë e Kuq” u kundërpërgjigjën duke bërë ofertën e tyre prej 85 milionë eurove plus bonuset.
Sesko, ishte një nga lojtarët kryesorë të RB Leipzigut sezonin që lamë pas, ku numëron rreth 45 paraqitje dhe ka shënuar 21 gola./IndeksOnline/