75 Mall Live Search
23:00 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Manchester United bie dakord për të transferuar Bruno Fernandes

Gjigandët e Premier Ligës, Manchester United raportohet se kanë rënë dakord për një tarifë për të nënshkruar mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.

Fernandes, i cili ka luajtur më parë për Udinese dhe Sampdoria në Serie A, kishte pasur paraqitje të mrekullueshme për klubin portugez sezonin e kaluar dhe madje ndihmoi ekipin kombëtar Portugalin të fitojë Ligën e UEFA-s duke mposhtur Holandën në finale, transmeton Indeksonline.

Corriere dello Sport pretendonë se Djajtë e Kuq tani kanë një marrëveshje me Sporting Lisbonën dhe kanë rënë dakord për një shumë prej rreth 70 milionë euro.

Ata gjithashtu thonë se lojtari pritet së shpejti të mbërrijë në Manchester për t’i nënshtruar testeve mjekësore./Indeksonline/.